
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk përjashton futjen e masave më rigoroze në vend në rast se ka nevojë për atë. Siç tha ai në konferencën e sotme për shtyp, masa të tilla të mundshme mund të futen ose shënjestrohen, në nivelin e komunës ose qytetit ose në territorin e një vendi të tërë.
“Shkurtimi i orëve të punës së lokaleve dhe kufizimi i lëvizjes vjen në konsideratë nëse vendoset që kjo të jetë një masë që duhet të zbatohet,” tha Filipçe.