
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në profilin e tij në Facebook nëpërmjet një fotoje edhe njëherë apelon qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa maska mbrojtëse.
-Mënyra e re e jetesës do të thotë zakone të reja. T’i respektojmë masat për mbrojtje dhe të kuptojmë se maskat dhe masat e tjera veç më janë pjesë e përditshmërisë tonë,- shkruan Filipçe.