
Aplikimet për lotarinë amerikane hapen sot në orën 18:00.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një postim në Facebook, i ka rikujtuar të gjithë qytetarëve të interesuar për programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2022, se aplikimet do të jenë të hapura nga data 7 tetori 2020 deri më 10 nëntori 2020 në orën 18:00.
Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane.
“Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://ow.ly/7dCz50BFoLx”, thuhet të njoftimin e ambasadës së SHBA.