Lirohet me kusht polici që dyshohet se vrau George Floydin

Derek Chauvin, ish-oficer i policisë në Minneapolis, i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floydit është liruar nga një institucion korrektues pasi që dha një kaucion prej 1 milion dollarësh, sipas të dhënave të gjykatës, raporton Reuters.

Chauvin akuzohet vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë dhe vrasje pa paramendim të Floydit më 25 maj në Minneapolis duke vendosur gjurin e tij në qafën e viktimës për pothuajse nëntë minuta.

Videot e incidentit kanë shkaktuar protesta të mëdha në SHBA për shkak të brutalitetit të Policisë dhe racizmit.

Kaucioni i pakushtet për lirimin e Chauvinit ishte caktuar 1.25 milionë dollarë, kurse me kusht 1 milion dollarë.

Ai është liruar me kusht, sipas një dokumenti të paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Distriktin Hennepin.

Kushtet nën të cilat është liruar Chauvin përfshijnë ndalimin që të punojë në forcat e rendit dhe të kontaktojë familjen e George Floydit. Gjithashtu atij i është kërkuar të dorëzojë çdo licencë ose leje për armët e zjarrit.