Strugë, sanksione për nxënësit që bojkotojnë mësimin online

Sanksione për nxënësit që bojkotojnë mësimet në internet në të dy shkollat e mesme të Strugës, paralajmërojnë autoritetet. Në shkollën e mesme “Ibrahim Temo”, kujdestarët e klasës zhvilluan takime me prindërit të cilëve iu është thënë se fëmijët e tyre duhet të përfshiheshin në ndjekjen e mësimit. Nëse jo – do të ketë ndëshkime. Të njëjtën gjë e thonë edhe nga shkolla “Niko Nestor”.

“Ka dispozita ku pasojnë masat pedagogjike. Masat pedagogjike janë vërejtje, dhe më pas masat që mund të jenë të padëshirueshme, pra përjashtimi nga shkolla”, tha Mile Poposki, drejtor i Niko Nestor.

Për momentin, bojkoti është i dukshëm, veçanërisht në klasat e gjuhës shqipe. Nxënësit planifikojnë të mos marrin pjesë në klasat online gjatë gjithë javës.

Bojkotim të mësimeve ka edhe në shkollat fillore në disa fshatra të Strugës, në Koroshishtë dhe Livadhi. Prindërit nuk heqin dorë nga kërkesa për mësim me prani fizike.

Fakt është se në shumë shkolla në Strugë ende nuk ka internet të mirë, kështu që shumë mësues i mbajnë mësimet nga shtëpia. Nga Komuna mbeten në qëndrimin se të gjitha shkollat në Strugë duhet të kenë mësim me prani fizike sepse, sipas tyre, ekzistojnë kushte për këtë, por ata shtojnë se duhet të respektohen vendimet e mjekëve profesionistë.