Protesta në Gjermani kundër masave të reja antiCovid-19

Qindra protestues që kundërshtuan veshjen e maskave dhe masave të tjera të koronavirusit u mblodhën të shtunën në një qytet afër liqenit gjerman Konstanz në pjesën jugore të Gjermanisë. Protesta rezultoi më e vogël seç pritej pasi u mblodhën rreth 1,000 protestues bashkë më policinë kur në fakt priteshin rreth 15,000 të tillë. Organizatorët, të cilët paraqiten si “mendimtarë të lirë”, mbajtën një tubim, por anuluan një shëtitje nëpër qytet, e cila ishte planifikuar për pasdite.
Shumë protestues nuk kishin maska, por u përmbaheshin distancave prej një metër e gjysmë. Ngjarje e ngjashme ndodhi në Berlin gjatë gushtit por ishte më masive pasi tërhoqi rreth 20,000 protestues.
Gjermania ka pasur vazhdimisht një numër më të ulët infeksioni sesa shumica e fqinjëve të tij. Atje zbatohen rregulla të ngjashme me shumë vende të tjera evropiane, duke i detyruar njerëzit të mbajnë maska në transportin publik dhe të mbajnë 1.5 metra.