Të dielën e 27 shtatorit rinisi dhuna mes forcave të armatosura armene dhe azere në rajonin e Nagorni-Karabakh. Bëhet fjalë për luftimet më të rënda që nga 2016l brenda një konflikti i cili zvarritet prej vitesh.
Apelet e njëpasnjëshme ndërkombëtare për një armëpushim deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Por pse përplasja e armatosur nisi pikërisht tani…..
Ish shtetet sovjetike të Azerbajxhan dhe Armenisë janë përplasur në një luftë të përgjakshme në rajonin malor të Nagorni-Karabakh në fillim të viteve ’90.
Mijëra persona mbetën të vrarë nga të dyja palët. Qindra mijëra u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.
Lufta përfundoi me një marrëveshje për paqe në vitin 1994 dhe pse që nga ajo kohë janë regjistruar raste sporadike dhune mes palëve. Analistët shprehen se më shumë se cdo gjë ka të bëjë me një cështje identiteti për të dy vendet.
Nagorni Karabak është shumë i rëndësishëm për identitetin e armenëve dhe azerëve dhe është shumë e vështirë të arrijnë kompromise kur bëhet fjalë për një pjesë kaq të thellë të identit të tyre. Kjo është dhe arsyeja se pse liderët e të dy palëve e dinë se do të jetë shumë e vështirë t’i shesin cfarëdo zgjidhje popujve të tyre.
Dhe për aktorët e jashtëm ka shumë gjëra në lojë, pasi cështja energjitike ka një rëndësi të madhe. Zona është një rrugë tranziti – më se thelbësore për energjinë që nga Kaspiku drejt Europës, nëpërmjet Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë.