
Dashuria e prindërve për fëmijën nuk ka kufi. E kjo gjë tregohet më së miri në një video që është bërë virale së fundmi.Në video shihet një baba i cili për të mbrojtur fëmijët e tij plagoset vetë.
Ngjarja ka ndodhur në Bronks, SHBA, ku një person u shfaq i armatosur dhe hapi zjarr në një dyqan me makina të përdorura.
Babai 39 vjeçar po qëndronte ulur në kolltuk bashkë me fëmijët e tij dhe menjëherë sapo dëgjoi të shtënat e armës u hodh mbi ta për t’i shpëtuar nga plumbat.Si pasojë ai mori një plumb në kofshë dhe raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.