Arrestohet një person në aeroportin e Shkupit

Rreth orës 1:30 pas mesnate në aeroportin e Shkupit privohet nga liria 41 vjeçari nga Shqipëria. Gjatë kontrollit të pasaportës është verifikuar se personi me inicialet A.A nga Republika e Shqipërisë po kërkohet nga Interpooli.

“Më 03.10.2020 në 01.30 në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nga zyrtarët policorë nga Stacioni Policor “Aeroporti Ndërkombëtar” – Shkup, u ndaluar A.A (41) nga Republika e Shqipërisë, për shkak se gjatë kontrollit dhe verifikimit të pasaportës u konkludua se ai në regjistër ishte regjistruar me kerkesë të Interpoolit. Personi iu dorëzua oficerëve të policisë nga SPB – Shkup për procedura të mëtejshme”, informojnë nga MPB.