Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, pozitivë me COVID-19

United States President Donald Trump and first lady Melania Trump welcome French President Emmanuel Macron and his wife Brigitte for a State Dinner at the White House in Washington, U.S., April 24, 2018. REUTERS/Brian Snyder - RC1F70DC4E80

Presidenti i SHBA Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe tani janë në karantinë.

Presidenti 74 vjeçar dhe për këtë arsye në një grup me rrezik të lartë, njoftoi lajmin në Twitter.

“Ne do ta kalojmë këtë së bashku,” shkroi ai.

Kjo vjen pasi një nga ndihmësit e tij më të afërt u infektua me koronavirus.

Hope Hicks, këshilltarja 31-vjeçare e presidentit, ishte ndihmësja më e afërt e Trump.

Ajo udhëtoi me të në avionin presidencial në debatin e parë televiziv me rivalin demokrat Xho Bajden në Ohajo të martën. Disa nga anëtarët e familjes së presidentit Tramp që morën pjesë në debat u panë se nuk kishin maska.

Mjeku i Trump, Sean Conley lëshoi një deklaratë, duke thënë se presidenti dhe zonja e parë “janë të dy mirë aktualisht, dhe planifikojnë të qëndrojnë brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rimëkëmbjes së tyre”.

“Të jeni të sigurt, unë pres që presidenti të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t’ju mbaj të azhurnuar për çdo zhvillim të ardhshëm,” thotë deklarata.