Gjermania, e cila aktualisht udhëheq me BE-së, pret që Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit dhe negociatat inkuadruese me Maqedoninë të fillojnë. Sipas Berlinit zyrtar, vendi ka përmbushur kushtet dhe për këtë arsye duhet të fillojë negociatat me BE sa më shpejt të jetë e mundur.
“Në cilësi të kryesusit me Këshillin për punë të përgjithshme, me krenari them se planifikojmë të fillojmë me organizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe t’i fillojmë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut. Jemi tejet optimistë se mund të fillojmë me negociatat aderuese para fundit të kryesimit tonë. Në këtë moment kemi diskutim shumë të frytshëm dhe pozitiv me vendet e tjera anëtare të BE-së, i cili duhet të përfundojë me marrëveshje për kornizën për negociatat aderuese”, tha Rot