Kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka folur në lidhje me hapjen e kufijve me vendet e rajonit, pa test PCR.
Ai tha se gjatë vendimit për hapjen e kufijve, së pari duhet të shikohet shëndeti, e më pas aspekti ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë hapjes së kufijve, edhe në aspektin shëndetësor edhe në atë ekonomik. Sigurisht se më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve. Disa herë edhe resorët ekonomik thonë që ekonomia të vuajë, nëse vendoset në rrezik shëndeti”, tha Zaev.
Ai gjithashtu se ministri Venko Filipçe në Qeveri ka informuar për debatet që po zhvillohen në nivel rajonal për hapje rajonale të kufijve, me të gjitha argumentet pro dhe kundër hapjes së kufijve.
“Në fund, ministri i Shëndetësisë do të përfundojë konsultimet me kolegët nga ministritë e shëndetësisë në rajon dhe në të gjithë rajonin, Komisioni Shëndetësorë do të merr vendimin përfundimtarë nëse duhet të hapen kufijtë, që të kalojmë pa PCR test ose me PCR test. Nuk do të ndaja ministrat në disa për e disa kundër, kishte argumente do të duhet të jemi të kujdesshëm, në aspektin ekonomik por edhe për aspektin shëndetësore”, theksoi Zaev.