Hyrje në Slloveni për shtetasit e Maqedonisë së Veriut me test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë

Për hyrjen në Slloveni të shtetasve të vendeve të treta, në mesin e tyre edhe të Maqedonisë së Veriut, do të nevojitet test negativ PCR jo më i vjetër se 48 orë, publikoi Ambasada e Sllovenisë në vend.

“Testi duhet të bëhet në laboratorë referentë në shtete ndërsa në Maqedoninë e Veriut ky është Instituti për Shëndet Publik në Shkup”, thekson Ambasada.

Në kumtesën e Ambasadës të publikuar në Fejsbuk, shtohet se vlen edhe përjashtimi për hyrje në vend pa test dhe karantinë, me qëllim të mbajtjes së kontakteve me anëtarët më të ngushtë të familjes, ndërsa personi kthehet në afat prej 72 orësh si edhe për kalimin e kufirit për fëmijë nën 14 vjeç vetëm nëse udhëtojnë me ndonjë anëtar më të ngushtë të familjes i cili ka paraqitur testin negativ.

Vendimi i Qeverisë sllovene për hyrjen e shtetasve të vendit në shtet hyn në fuqi nga sot.