
Nëse edhe nesër kur është dita e parë e vitit shkollor në Platformën nacionale për mësim online do të ketë probleme gjatë kyçjes së nxënësve dhe arsimtarëve atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga ministria e Arsimit, deklaroi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së. Ai tha se autoritet kishin kohë mjaftueshëm që të përgatiteshim për vitin shkollor 2020/2021.
-Nëse nesër kur do të fillojë viti shkollor do të kemi përsëri “ error” dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga ministria e Arsimit dhe nga grupi i punës që kanë punuar platformën.
Sipas informacioneve të tyre ai tha se rreth 90 mijë nxënës nuk mund të kyçen në mësim në platformën nacionale për mësim online.