
Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme unifikimin e punës për administratën publike. Kështu, nga 1 tetori orari i punës për të gjithë administratën në të gjithë vendin do të jetë prej orës 08:00 – 16:00. Me këtë rregullore të re të qeverisë merr fund edhe sistemi me orare të ndryshme pune në administratë.