Kultura bujqësore. Arra e vendeve tona!-Prof. Dr.Musa Musai

Fam: Juglandaceae
Gjinia: Juglans
Lloi: regia
Shqip: Arra

Arra është bimë drurore shumë vjeçare, e cila është shumë e shpërndarë në gjithë Ballkanin, por do të theksojë se me shumicë e gjejmë në gjithë Shqipërinë, në Kosovë, Iliridë dhe në gjithë shtrirjen gjeografike të banuar me shqiptar.
Arra është bimë drurore masive, e cila zhvillohet në ato vende ku ka kushte për zhvillim, toka të mira, kërkon ujë diell dhe rrymim të ajrit.
Arra gjat zhvillimit evolutiv ka fituar cilësi me vlera të rralla ushqyese ngase ka yndyrë alfa omega, që shëron zemrën, sistemin nervor dhe i ferskon enët e gjakut në veçanti të gjitha arterit. Në aspektin biologjik dallojmë arrën natyrale ose të rëndomtë – Juglans regia. Për dallim prej kësajë arre, dallohet edhe arra tjetër Juglans nigra – Arra e zezë, e cila llogaritet si bimë drurore industriale për shumë qëllime në industrin e drurit. Prej shteteve Ballkanike me kultivimin e kësajë llojë të arrës meren Bullgaria, Romania Serbia etj.
Prerj arrës të rëndomtë përmes selekcioit natyral, si dhe atij artificial, janë krijuar disa varietete apo nënlloje të arrave, të cilat dallohen për shumë arsye:
Kan kokën më të madhe me forma të rrumbullakta, të zgjatur, me rrudha të jashtme dhe të brendshme, thyhen më leht, kan bukë më shumë, kan vaj apo yndyrë me cilësi të ndryshme, disa kan më shumë alfa omega yndyrë, buka arrës ka ngjyrën e bardhë, disa pikojn vet dhe kan sasira të ndryshme të jodit e tjera karakteristika.
Por kohëve të fundit përmes shartimit, janë shartuar arrat në mënyrë organizative, profesionale, përmes institucioneve të ndryshme bujqësore dhe prej njerëzve të cilët dijnë ta vlersojnë rritjen dhe kultivimin e arrës.
Prej përvojës dh informacioneve që i kam, Turqia është shteti i vetëm në Ballkan dhe më i organizuar për krijimin e plantacioneve me sipërfaqe të mëdha me arra patulake, të llojeve të ndryshme. Pra për ne shqiptarët kjo degë e zhvillimit të bujqësisë, është një përvojë e hidhur dhe shumë e paorganizuar, nuk kemi Ministri përkatëse të bujqësisë, që ti organizon bujqit të mbjellin, të kultivojnë më shumë arrën dhe bujqëve tu japin subvencione, për zhvillimin e kësajë dege të bujqësisë.
Shqipëria ka sipërfaqe toke me shumë vlera për kultivimin e arrës, poashtu njejt toka shumë të përshtatshme ka në Kosovë, në Ilirid, Kosovën lindore, në Sanxhaku dhe Mali i Zi. Kurse Çamëria dhe pjesa jugore e Shqipërisë, ka më shumë kushte për kultivimin e bimëve mesdhetare: portokaj, limona, mandarina, fiq, ullij etj.
Arra ka lule mashkullore dhe femrore, polenizimin e kryen përmes erës. Arra është bimë që nuk mund të polenizohet me polenin e të njejtës arrë, por prej arrave tjera të afërta dhe të largëta. Për shumë arsye kur e mbjellim kokat e arrës, nuk i ka cilësitë e njejta trashëguese, prej asaj arre që është marë. Për të pasur polenizim zgjedhor apo selektiv, duhet shumë angazhime të bëhen prej njerëzve agronom. Prandaj ashtu sikurse të gjitha bimët tjera edhe arra shartohet.

SHARTIMI I ARRËS
Arra sikurse të gjitha bimët tjera shartohen, ashtu krijohen plantacione me arra të shartuara cilësore. Ka shumë mënyra për shartimin e arrës. Shartimi arrave fillon në pranver, në fillim të muajit maj. Ka shumë metoda apo mënyra për shartim të arrave: shartim me sythe, me kalema – filiza, etj. Varësisht prej kushteve shartimi i arrës vazhdon edhe gjat muajve tjerë, duke pritur pjekjen e sythëve të pranverës, shartimi vazhdon gjatë gjithë verës deri në fund të muajit gusht. Filizat e reja të arrave kur kan sythe mirë të zhvilluara dhe janë të pasura me lëng, mund të shartohen me sythe por duke nxjerr unaza përmes dy thikave të fiksuara. Kjo metodë është shumë praktike dhe me vlera ekonomike të mëdha.
Shartim tjetër kemi me sythe, kur kërcejt e arrës një, dy apo edhe tre vjeçar, prehet në form të germës T dhe brenda futet sythi i shartesës. Kjo metodë është hala më e kapshme dhe më e përshtatshme, ngase mundet të shartohen më shumë fidane të arrave. Për këtë lloj shartimi degat e arrës duhet të jenë terminale – majësore, të pjekura mirë, me sythet mirë të zhvilluar. Shartimi duhet të bëhet, me thika të mbprehta dhe lidhja të bëhet me strukturë elastike jo të fortë. Shartimi me sythe mirë të zhvilluara, fillon në fillim të gushtit dhe zgjat gjat gjithë muajit gusht.
Sythët nuk do të çelin atë vit, por do të zhvillohen më shumë, gjat disa ditëve bishti i gjethës do të bie posht, në pjesën e bishtit mbetet gjurma e jastëkut ose gjurma e bishtit të gjethes. Sythet pasi do të dimrojnë do të çelin në pranver, kur fillojn arrat të lulojnë.
Ka edhe shumë metoda tjera të shartimit, por për ne është e pamunshme ti bëjmë të gjitha llojet e shartimeve. Bëhen shartime përmes gërshërëve speciale, kjo metodë e re e shartimit krijon mundësi për shartim të shpejt, të sigurt edhe më shumë praktik.
Shqiptarët ende janë në gjum për kultivimin e organizuar të arrës, apo krijimin e plantacioneve me arra.
Unë në Strugë i kam emruar lloje të arrave, si arra Ilirida, e cila është tipike natyrale, e krijuar përmes vet selekcion natyral. Kjo arrë ka shumë veti pozitive, ka kokërr të madhe, të bukur, e mbushur mirë nga brenda, buka e bardhë, thyhet leht, pra i ka të gjitha ata vetitë që i përmenda më parë. Prandaj gjatë shartimeve përparësi u kam dhan disa arrave: Ilirida, arra Shehut, arra Ilire, arra gjergjit etj.
Uroj që bujqit shqiptar të meren me kultivimin dhe shartimin e arrës, por jo me arrat patuljake, të importuara nga Turqia, të cilat janë jetëshkurtër. Bujqësia e arrës të zhvillohet me arrat tipike të vendeve tona shqiptare që janë më cilësore në Shqipëri, Kosovë, Ilirid kudo në hapësirën shqiptare.
Uroj sa më shumë suksese.