Votuesit zviceranë do të vendosin të dielën nëse do të dalin nga marrëveshja e tyre me BE-në për lëvizje të lirë të njerëzve.
Mbështetësit e këtij qëndrimi thonë se Zvicra do të mund të kontrollojë kufijtë e saj dhe të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron, njofton Klan Kosova.
Kundërshtarët argumentojnë se kjo do të zhysë një ekonomi të shëndetshme në recesion dhe do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Europën.
Ministri i drejtësisë tha se kjo do të krijonte një situatë “më të keqe se Brexit”.
Pse Zvicra, një vend që s’është anëtare e BE-së duhet të shqetësohet për lëvizjen e lirë?
Zvicra vendosi shumë kohë më parë që të mos bashkohej me BE-së, por ajo e dëshiron hyrjen në zonën e tregtisë së lirë të Europës dhe dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi, kërkimi dhe arsimi.
Çmimi për këtë është të regjistroheni në “shtyllat” kryesore të politikës së BE-së përfshirë lëvizjen e lirë dhe kufijtë e hapur të Shengenit.
BE-ja vazhdimisht u ka thënë zviceranëve se nuk do të mund të zgjedhin vetëm më të mirat e saj: lënia e lëvizjes së lirë do të thotë të largohesh edhe nga ato përfitime.