Në prag të Halloween-it në 1961, Bashkimi Sovjetik shpërtheu bombën më të madhe bërthamore që kishte parë bota.
RDS-220, ose e ashtuquajtura “bombë perandorake:, ishte një bombë hidrogjeni që shpërtheu me një forcë ekuivalente me mbi pesëdhjetë milion ton TNT.
Deri më sot, ky është shpërthimi më i madh i shkaktuar nga dora e njeriut në historinë e botës. Rusia ka deklasifikuar dhe publikuar një video 40-minutëshe që nuk ishte shfaqur për publikun më parë, dhe në të cilën mund të shihet testimi i Bombës së Carit.
Korporata Energjetike Atomike e Rusisë, Rosatom, e cila merret me gjithçka që lidhet me energjinë bërthamore në vend, lëshoi videon në 20 gusht për të shënuar 75-vjetorin e industrisë bërthamore ruse. Tridhjetë minutat e para të videos janë në stilin e propagandës sovjetike, ku përshkruhet rruga e kësaj bombe nga montimi në shpërthim.
Kjo bombë e gjatë gati 8 metra e gjatë dhe 2 metra e lartë ishte aq e madhe, saqë u për të u bë një bombardues i projektuar posaçërisht – Tu-95V. Bomba u hodh në brigjet e Ishullit të Veriut pranë Oqeanit Arktik. Ajo shpërtheu 4,000 metra mbi tokë.
Vala goditëse kapi Tu-95V, megjithëse ishte mbi 120 kilometra larg në kohën e shpërthimit. Vala goditëse nga ky shpërthim ishte aq e fuqishme saqë parandaloi topin e zjarrit të krijuar pas shpërthimit, i cili ishte 8 kilometra i gjerë, të prekte tokën. Shpërthimi ishte i dukshëm nga një distancë prej gati një mijë kilometrash.
“Reja e kërpudhës” u ngjit në një lartësi prej 67 kilometrash, e cila është shtatë herë më e lartë se Everesti. Banorët e Norvegjisë dhe Finlandës raportuan se ndien një shpërthim që shkatërroi dritaret.
“Bomba perandorake” ishte jopraktike si armë shkatërrimi. Testi i saj ishte e fundit shpërthim bërthamor mbi tokë.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Kartën e Kufizimit të Testit Bërthamor të vitit 1963, e cila kërkonte që testet e nevojshme të kryheshin nën tokë.