Lajm i mirë: Ladorishti, Frëngova, Zagraçani, Shumi dhe Teferiçi kanë 15 nxënës më shumë për në klasë të parë

Shkolla fillore “Ashim Agush” në Ladorisht e cila përfshin fshatrat e Ladorishtit, Frëngovës, Zagraçanit, Shumit dhe Teferiçit, këtë vit do të ketë gjithsej 54 nxënës të klasës së parë që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Këto fshatra këtë vit shkollor kanë 15 nxënës më shumë se sa vitin e kaluar, pra vitin e kaluar kishte 39 nxënës kurse këtë vit gjithsej 54 nxënës.
Fshati Ladorisht bashkë me Teferiçin kanë gjithsej 28 nxënës në klasë të parë që do të ulen në shkollën Ashim Agushi”-Ladorisht.
Shkolla “jeta e re në Frëngovë ka 16 nxënës për në klasë të parë.
Shkolla fillore “Baftjar Banushi” në Zagraçan, bashkë me Shumin kanë 10 nxënës.
Shkolla fillore Ashim Aguashi” që përfshin këto fshatra, ka një rritje pozitive të nxënësve në krahasim me shumë fshatra të tjerë të Strugës.
Kuujtojmë se ka edhe shumë prindër nga këto fshatra që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën fillore të Strugës.