Pakoja e katërt e masave ekonomike që peshon 350 milionë euro është vazhdimësi e tri pakove të mëparshme dhe është sublimim i analizave të bëra përmes konsultimeve me të gjithë faktorët e prekur në shoqëri, me qëllim përfshirja e kësaj pako të jetë e drejtuar kah mbështetja dhe ndihma e sektorëve dhe kategoria e qytetarëve më të goditur, sqaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në mbledhjen e sotme të dytë të Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri.
“Pakoja e katërt e masave ekonomike përfshin mbështetje për pagesë të pagave për tremujorin e fundit të vitit, kartela pagesore për disa kategori të qytetarëve, grante për sektorët më të goditur, spektër i gjerë për lirimin ose lehtësimin e disa pagesave parafikskale, rritjen e grejs periudhës te kreditë pa interes nga KOVID-1 dhe në mënyrë shtesë shtyrjen e pagesës së kredive nga kompanitë”, tha Bytyqi gjatë prezantimit të masave nga pakoja e katërt e masave për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve të krijuara me qëllim zbutjen e pasojave nga pandemia me KOVID-19.
Nga ana e anëtarëve të Këshillit Ekonomik-Social, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, ishte konstatuar se pakoja e katërt e masave ekonomike është mjaft e vëllimshme, duke pasur parasysh atë se janë përfshirë edhe kompanitë me qëllim të mbështetjes së mbijetesës së saj në kohë të koronës, ruajtja e vendeve të punës dhe mbështetja e qytetarëve dhe se përfshin mbështetje dhe ndihmë për sektorët më të goditur dhe kategoritë e qytetarëve.
Këshilli Ekonomik-Social sot e mbajti mbledhjen e tij të dytë të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska si kryetare, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe anëtarët tjerë të KES.