Pas reagimit të UNESKO për linjën e hekurudhës që duhej të kalojë përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, tani parashikohet të ndërtohet tunel në malin Jabllanica për të zbritur nga Struga në Përrenjas në vend të linjës Strugë-lin, ndërkohë që Ministria e Financave do t’u dorëzojë kërkesë deri tek institucionet ndërkombëtare financiare dhe kreditorët për sigurimin e të hollave në vlerë prej 426 milion euro për financimin e fazës së parë të projektit Kërçovë -Strugë
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 25 shtator – Projekti i vjetër i lidhjes me hekurudhë ndërmjet Shkupit dhe Tiranës pritet të fitojë një shtytje të re. Tre vite pas përfundimit të projektit final që u realizuar me ndihmën e BE-së apo përmjet fondeve IPA për hekurudhën nga Kërçova në Strugë, nga qeveria kanë paralajmëruar së do të kërkojnë financim të jashtëm për kë të projekt me kosto të lartë ndërtimi .
NË KËRKIM TË PARAVE
Ndryshimi është se lidhja me hekurudhë e Maqedonisë me Shqipërinë do të jetë përmes Strugës dhe Përrenjasit, në vend në Linit të Pogradecit. Në fund të muajit nëntor të vitit 2017, u prezantua projekti për linjën hekurudhore Kërçovë-Lin. Për këtë projekt BE-ja kishte siguruar 7,7 milionë euro për përpunimin e dokumentacionit të hollësishëm projektues dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore në gjatësi prej 63 kilometrave. Projektin e kreu konsorciumi i kryesuar nga kompania spanjolle “Tipsa”, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Ndërmarrjen e Hekurudhës “Infrastruktura”. Mirë po pas reagimit të UNESKO për linjën e hekurudhës që duhej të kalojë përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, tani parashikohet të ndërtohet tunel në malin Jabllanica për të zbritur nga Struga në Përrenjas në vend të linjës Strugë-Lin. Ndryshimi i trasesë së hekurudhës ndodhi pas pranimit të vërejtjeve nga Organizata e OKB-së për edukim, shkencë dhe kulturë , e cila në raportet e saja ka kundërshtuar ndërtimin e hekurudhës nga Struga deri në Lin në favor të mbrojtjes së Liqenit të Ohrit dhe vendosjes eventuale të liqenit të Ohrit edhe në listë n e trashëgimisë së rrezikuar botërore.
Andaj edhe në fillim të vitit , qeveria me propozim të UNESKO e porositi përgatitjen e analizës që do të rioerientojë linjën e re hekurudhore. Nga ana tjetër, tre ditë më parë, ekzekutivi ka angazhuar Ministrinë e Financave që të dorëzojë kërkesë deri tek institucionet ndërkombëtare financiare dhe kreditorët për sigurimin e të hollave në vlerë prej 426 milion euro për financimin e fazës së parë të projektit Kërçovë -Strugë , si dhe për grant për ndihmën teknike për kë të projekt. “Dokumenti projektues është gati, ndërkaq ndërtimi do të fillojë pas sigurimit të mjeteve financiare. Një herë sh do të nevojitet edhe rindërtimi i hekurudhës prej Shkupit deri në Kërçovë si dhe nevojitet rindërtimi edhe i infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri”, thekson ministri i transportit, Bllagoja Boçvarski.
PARAHISTORIA E NJË PROJEKTI