
Shkëndija në kuadër të raundit të tretë eliminator në Liga Europa do të përballet nesër me gjigandin, Totenhem. Skuadra e udhëhequr nga trajneri i njohur Hose Murinjo është padiskutim favorit për këtë sfidë përballë tetovarëve, mirëpo skuadra kuqezi përmes një video ka paralajmruar ndeshjen me gjigandët e Londrës, duke theksuar se ‘Misioni nuk është i pamundur’.
Ndeshja Shkëndija – Totenhem luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski”në Shkupi, duke nisur nga ora 20:00.