Kuvendi i Maqedonisë ditën e sotme do të vazhdojë seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri. Sseanca u planifikua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për në orën 14:00, por, siç njoftoi ai, është e mundur që të zgjatet për shkak të kryesimit të Këshillit për Siguri tek presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Kryeministri Zoran Zaev, tha dje para deputetëve se pret nga emrat e propozuar të punojnë fort ndaj prioriteteve të Qeverisë.
Zaev shtoi se Qeveria do të mbetet e orientuar drejt realizimit të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilat kanë mundësuar anëtarësimin në NATO dhe vendim për fillim të negociatave me BE-në.
Propozimin për zgjedhje të zëvendësministrave Qeveria deri tek Kuvendi e dorëzoi të premten e kaluar.
Në seancën e djeshme para se të fillojë debatin për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri, pas dorëheqjes së deputetit Damjan Mançevski, Kuvendi e ka verifikuar mandatin e deputetit Dime Velkovski.