Dosja e Hagës/87 vrasjet për të cilat akuzohen Thaçi, Veseli dhe të tjerët

Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejteusve të të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës. Në këtë aktakuzë, listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Prokurorët e Hagës, siç shkruhet edhe në dosjen hetimore, kanë listuar numrin e personave të vrarë, të torturuar dhe të zhdukur në kampët e dënimit të UÇK-së.

Siç shkruhet në dosje, një pjesë e personave që kanë kryer këto krime, pra vrasje apo tortura janë ushtarë të identifikuar nga prokurorët e Hagës.

Në dosje janë tre lista emrash me të vrarë në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviçit apo kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa nuk mungojnë edhe torturat ndaj komuniteteve të tjera, siç janë romët apo malazezët.

Në total, dosja e prokurorëve të Hagës që akuzon Thaçin, Selimin, Krasniqin, Veselin dhe Sylën, liston plot 87 viktima të tre lista të ndryshme të vrarësh në zona të ndryshme të Kosovës

Lista e parë është me 59 të vrarë apo të vdekur gjatë mbajtjes në kampet e UÇK-së, të cilët janë kryesisht shqiptarë, por edhe malazezë apo bosnnjake.

Lista e dytë përbëhet nga 12 të vdekur dhe bëhet fjalë në zonën e malit të Berishës dhe në Llapushnik, kurse lista e tretë përbëhet nga 16 të vdekur dhe përmban emrat e disa personazheve që UÇK i ka cilësuar si spiunë apo bashkëpunëtorë të Serbisë së Millosheviçit.

Mes të vrarëve në këtë listë të gjatë është edhe ish-nënkryetari shqiptar i partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli, si edhe Dalip Dugolli, i cilësuar si njeriu i besuar i regjimit të Millosheviçit në Pertreshnicë, pranë Shtimes.

Në faqet e para të dosjes, prokurorët kujdesen që të theksojnë se ajo duhet të lexohet duke patur parasysh faktin se bazohet mbi dëshmi dhe jo specifikisht mbi prova që i lidhin direkt të akuzuarit me krimet në fjalë.

Por, më poshtë prokurorët theksojnë se për të kryer krime të tilla duhet që vartësit të kishin besimin e eprorëve të tyre dhe zakonisht ngjarje të tilla raportohen sipër.

Megjithatë, në rastin e vrasjes së Azem Dobrunës, Palush Sylës dhe Idriz Nishorit, prokurorët thonë se urdhri ka ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së./