VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë

“Sistemi shëndetësor në Maqedoni është në kolaps prej para se të fillojë vala e dytë e pandemisë me koronavirusin. Ky është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjësisë së Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes. Maqedonia duke e përfshirë edhe 24 orëshin e fundit arriti në 700 persona të vdekur nga koronavirusi dhe 16.780 të infektuar. Këto shifra janë katastrofale dhe janë më të larta në rajon dhe Evropë nëse merret parasysh numri i banorëve”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE vlerësojnë se këto të dhëna janë shkatërruese për shtetin, andaj kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko filipçe.

“Filipçe ka parashikuar tetë herë më pak të infektuar dhe të vdekur nga korona kriza në valën e parë. Ajo që Filipçe mund ta bëjë të paktën është të japë dorëheqje, si homologu i tij çek”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.