Qeveria dha dritë të gjelbër për ndërtimin e hekurudhës për në Shqipëri

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufiri me Republikën e Shqipërisë në dy faza, dhe e angazhoi Ministrinë e Financave të dorëzojë Kërkesë për shprehje të interesit deri te institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateralë për sigurimin e mjeteve financiare në vlerë prej 426 milionë euro për financimin e fazës së parë nga projekti aksi Kërçovë – Strugë, si dhe mjete grant për ndihmë teknike në këtë projekt.

Qeveria e miratoi edhe Informacioni me të cilin e miratoi aplikimin për projektet në vazhdim të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup për financim përmes granteve për ndihmë teknike të Fondit Investues për Ballkanin Perëndimor (WBIF), bëri të ditur pres shërbimi.