Ministrja e arsimit Milla Carovska në emisionin 200 që do të transmetohet sonte në orën 22 tha se trajnimi i mësimdhënësve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, por mësimi në asnjë mënyrë nuk do të ndërpritet pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhë as në kohëra lufte. Sipas saj, mund të ketë edhe masa të reja varësisht situatës me koronavirusin. Ndërkohë përfaqësuesi i ASH-së shprehet skeptik për suksesin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në menaxhimin e procesit.