Shtatë futbolliste të përfaqësueses së Maqedonisë Veriore pozitive me COVID-19

Shtatë futbolliste të reprezentacionit të Maqedonisë për femra kanë dalë pozitiv në testin e virusit COVID0-19. Pas shenja të simptomave të virusit korona në vetë izolim janë dy futbolliste nga ekipi i Kamenica Sasa dhe pesë futbolliste nga ekipi i Tiverija, bën të ditur gazeta Koha.mk

Formacioni i reprezentacionit të femrave sëbashku me shtabin e përgjithshëm dhe personat të cilët janë të kyçur në punën e përfaqësueses para fillim të përgatitjeve për ndeshjen me Francë kanë kryer testin për virusin korona. 

Të gjithë anëtarët e ekipit kanë qenë në izolim dhe nuk kanë patur deri sa kanë pranuar rezultatet e testit të bërë. Seleksionuesi, Kiril Izov ka qenë i detyruar që të bëjë ndryshim në formacionin para ndeshjes me Francës e vlefshme për kualifikimet e kampionatin Evropian.

Kështu trajneri Izov pas rezultateve pozitive të shtatë futbollistet, në formacion ka ftuar gjashtë futbolliste të reja. Sara Kolarovska, Afrodita Salihi, Dragana Gegova dhe Elena Petrovska nga ekipi i Skopje 2014, ndërsa Sara Husein dhe Ana Milçevska nga skuadra e Istatov. Ndryshe, rezultatet nga testi i dytë i bërë tek të gjitha reprezentueset dhe anëtarët e përfaqësueses së Maqedonisë është negativ. takimi mes Maqedonisë dhe Francës zhvillohet të martën në arenën “Todor Proeski” me fillim praj ora 21.