
Sot u zhvillua ndeshja e javë së gjashtë në kampionatin vendor të RMV, ku Struga si mysafire u përball me Rabotnickin.
Edhe pse struganët kaluan në avantazh të parët në minutën e 78 me golin e Dejan Cvetanovskit, nuk arritën të ruajnë epërsinë pasi vendasit barazuan 5 minuta para përfundimit të takimit.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot Makedonija GjP mposhti Vardarin me rezultat 2-1.
Në ndeshjen e radhës Struga në stadiumin e qytetit do të mirëpres skuadrën e Shkupit.