Biznesmeni dhe pronari i UEE-FON, Sefer Canoski në Facebook komentoi deklaratën e ish-Ministres së Brendshme, Gordana Jankuloska, për të cilën Gjykata e Lartë e la në fuqi dënimin për katër vjet me burg.
Gordana Jankulloska: “Unë jam në shtëpi, kush dëshiron, le të më marrë për kafe. Rekomandoj asaj që të ftojë Emel Ramkovska para se të hyjë. Ajo do t’i shpjegojë më së miri asaj se si duroi 6 vjet burg dhe tortura. Emel nuk ishte me një por me tre fëmijë të mitur në momentin kur ajo u mbyll si minj pa mundur të shoh fëmijët e saj për vite me rradhë. Drejtësia mund të jetë vonë, por ajo do të arrijë të gjithë”, shkroi Canoski.
Emel Ramkovska është vajza e pronarit të ish TV A1, Velija Ramkovski, i cili u dënua në procesin gjyqësor “Rrjeta e Merimangës” dhe vuajti gjashtë vjet burg. Vendimi u miratua dhe të pandehurit u arrestuan ndërsa Jankulloska ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.