Vazhdon gjykimi për organizatorët e 27 prillit

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Në propozim të mbrojtjes duhet të dëgjohen tetë deputetë nga ish përbërja mes të cilëve edhe Talat Xhaferi.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe në seancën e fundit në propozim të mbrojtjes të ish spikerit të kuvendit Trajko Veljanovski, u dëgjuan disa deputetë, mes të cilëve edhe Ilia Dimokovski, Bllagoj Despotovski, Vesna Damçevska Ilievska dhe Vesna Pemova.

Lëndën e udhëheq gjykatësi Ilia Trpkov, kurse përfaqësues i aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat i Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.