Filipçe: Nuk është e vërtetë që të gjithë të sëmurët kronikë do të kthehen në punë!

Të gjithë pacientët e sëmurë kronikë nuk do të kthehen në punë, deklaroi në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Siç shpjegon ai, në grupin e të sëmurë kronikë ka kategori të ndryshme të pacientëve, për të cilët mjeku specialist do të vendosë nëse ata mund të shkojnë në punë ose do të duhet të qëndrojnë në shtëpi në muajt e ardhshëm.

“…. Për shembull, dikush ka pasur sulm në zemër pesë vjet më parë, personi është rehabilituar dhe kryen aktivitetet e tij të jetës normalisht. Ai është i grupit sikur ai që ka pasur sulm në zemër një muaj më parë dhe duhet të jetë në pushim mjekësor dhe të mbrohet gjithashtu. Ky vlerësim bëhet nga specialistët. Pra, përkufizimi se të gjithë pacientët me sëmundje kronike kthehen në punë, nuk është i saktë. Kthehen ata që mund të punojnë sipas vlerësimit të mjekut specialist”, tha Filipçe.