
I ashtuquajturi “Memorandum sqarues” të cilin Sofja zyrtare ua ka dërguar vendeve anëtare të BE-së, përmban dy kushte dhe një tezë për identitetin maqedonas dhe gjuhën. Me këtë memorandum Bullgaria kërkon ndihmë nga vendet anëtare për pozitat e saja ndaj avancimit të Maqedonisë në BE. Sipas asaj që gjendet në memorandum, Bullgaria nuk mund të lejojë, siç thuhet, anëtarësimi i Maqedonisë në BE të përdoret si platformë për maqedonizmin të bazuar në ideologji antibullgare. Sipas Qeverisë në Sofje, maqedonasit janë projekt i Tito-s, ndërsa maqedonishtja nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të vitit 1944.