Reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht në rajonet jugore të vendit priten të enjten dhe të premten pasdite, ndërsa më pas vijon moti stabil dhe rënie e temperaturave.
Meteorologët paralajmërojnë se të premten do të fryjë erë e përforcuar veriore. Nga e shtuna dhe në ditët në vijim do të përqendrohet moti stabil, ndërsa temperaturat do të jenë në rënie.
Temperatura e mëngjesit, të enjten, të premten dhe të shtunën do të sillet prej 9 deri 18 gradë, të dielën prej 8 deri 16, ndërsa të hënën prej 6 deri 14 gradë. Temperaturat ditore të enjten dhe të premten do të jenë mes 25 dhe 31 gradë, të shtunën prej 22 deri 29, të dielën prej 21 deri 28 dhe të hënën prej 22 deri 28 gradë Celsius.