Të gjithë personat e papunë prej sot duhet të vazhdojnë me paraqitjen e rregullt në çdo 30 ditë, për kërkuesit aktivë të punës, përkatësisht në çdo gjashtë muaj, për personat e tjerë të cilët kërkojnë punë. Të papunëve të cilët në Agjencinë për punësim kanë lënë numër telefoni të kontaktit dhe u është dërguar porosi me datë të saktë se kur duhet të paraqiten, ndërsa të tjerët duhet ta bëjnë atë në 30 ditët e ardhshme.
“Çdo person i papunë i cili ka lënë numër telefoni për kontakt tashmë është njoftuar përmes SMS porosisë për datën e saktë kur duhet të paraqitet në qendrën kompetente për punësim apo zyrën e disperzuar, për arsye se prej sot sërish është vënë në funksion sistemi për caktim të terminëve për paraqitje të rregullt, në pajtim me afatet ligjore për paraqitje në 30 ditë përkatësisht 6 muaj”, thonë nga Agjencia për punësim.
Të gjithë personat e papunë të cilët janë paraqitur në periudhën kur ishte ndërprerë paraqitja e rregullt, ta respektojnë terminin e cekur në SMS porosinë, e cila është gjeneruar në mënyrë sistematike.
Personat e papunë të cilët nuk kanë lënë numër telefoni për kontakt dhe të cilët nuk kanë marrë SMS porosi, nevojitet të paraqiten në 30 ditët në vijim.
Gjatë paraqitjes, potencojnë nga Agjencia për punësim, detyrimisht duhet të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit KOVID-19, përkatësisht mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse dhe mbajtjes së distancës adekuate nga personat e tjerë.
Paraqitja e rregullt e personave të papunë u ndërpre në mars të këtij viti, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.