Borel: Po kthehen perenadoritë nga e kaluara, Rusia, Turqia dhe Kina

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, sot foli para deputetëve evropianë në prag të Këshillit të ardhshëm evropian, ku temë kryesore do të jetë Turqia dhe tensionet me Greqinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në këtë kontekst, shefi i diplomacisë evropiane paralajmëroi se po kthehen “perandoritë e mëdha nga e kaluara”.

“Evropa po përballet me situatë në të cilën perandoritë e mëdha po kthehen, së paku re prej tyre, Kina, Rusia dhe Turqia, perandoritë e mëdha nga e kaluara po kthehen me qasje drejt fqinjësisë së tyre të afërt, por edhe globalisht, dhe kjo paraqet mjedis të ri për ne”, deklaroi Borel, duke shtuar se Turqia është “një nga këto elemente”.

Debati sot në mëngjes u fokusua kryesisht në situatën në Mesdheun lindor dhe tensionet me Turqisë dhe Greqisë.

Borel deklaroi se nevojiten përpjekje shtesë për qetësimin dhe deeskalimin e rajonit dhe se hapi i fundit turk, tërheqja e anijes Oruç Reis, është hap në drejtim të mirë dhe shfaq shpresë se kontesti mund të zgjidhet përmes dialogut.

“Turqia duhet të përmbahet nga hapat unilateral, ajo që ndodhi këtë verë është e papranueshme dhe ministrat e jashtëm të BE-së ishin shumë të qartë se pa përparim do të ketë pasoja ndaj marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë.

Kësaj çështjeje do t’i kthehen liderët e BE-së javën e ardhshme gjatë Këshillit të posaçëm evropian ku do të bisedohet për Turqinë, incidentet në Mesdheun lindor dhe marrëdhëniet BE – Turqi.

Përfaqësuesi i lartë shfaqi shpresë se liderët e BE-së do të arrijnë të gjejnë qasje konstruktive me Ankaranë, por se shumë nga kjo do të varet nga ajo që do të ndodhë në ditët në vijim. Borel paralajmëroi se Turqia në çdo rast mbetet partner kyç për BE-në, për shembull për çështjet e emigracionit, he kërkoi nga liderët e BE-së ta kenë këtë në mendje.