Nga mesnata benzina lirohet për një denar, ndërsa dizeli për një denar e gjysmë

Benzinat nga mesnata lirohen për një denar, ndërsa dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar e gjysmë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 58,50 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 60,50 denarëve për litër.

Eurodizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojnë 49 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i Mazutit do të ulet për 1,407 den/kg, me çka tani do të shitet me çmim prej 24,549 den/kg.