Kompania T&S Macedonia ,me investim gjigand në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut çdo ditë përveç gjithë problemeve të ndryshme politike dhe ekonomike, po haset me një problem edhe më të rëndësishëm siç është ai i largimit nga vendi të profesionistëve dhe sidomos të rinjve. Studentët e diplomuar sapo dalin nga dyert e universiteteve dhe përshëndeten me jetën studentore, ndodhen përpara një situate amullie me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tyre! Po tani çfarë do të bëj? Ku të gjej punë? Cili institucion do të pranoi Cv-në time , këto dhe shumë pyetje të tjera, shpesh herë dhe pa përgjigje, rrotullohen me dhjetra herë në kokat e personave të papunë, që nga trokitja derë më derë në institucione e kompani për një vend pune, zhgenjëhen dhe lodhen nga ky realitet që çdo rrugë e ka të shtruar me “gjemba” e gracka. Por, sado i egër dhe i pashpresë duket realitet jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por në të gjithë rajonin e Ballkanit, ende fatmirësisht ka shpresë dhe kjo falë atyre vizionarëve që investimin e kapitalit të tyre e vënë në përdorim përtej interesave të fitimit personal.E tillë është kompania T&S Macedonia, e cila tashmë gati dy vite operon në tregun vendor dhe numëron qindra të punësuar. Presidenti i kësaj kompanie me seli në Zvicër, Argjend Imeri, zgjodhi ta bënte këtë investim gjigand në Maqedoninë e Veriut.

Për të kuptuar më tepër mbi kompaninë T&S, se çfarë ofron dhe se si funksionin, zhvilluam një intervistë me Drejtorin Gjeneral të kompanisë, Veli Abdija.

Po bëhen gati dy vite prej kur T&S filloi aktivitetin si kompani zvicerane në Maqedoninë e Veriut. Na tregoni si erdhi ideja që kjo kompani të filloj me punë dhe në Maqedoni?
Natyrisht, asnjë fillim nuk është i lehtë, mirëpo kur ekziston dëshira dhe vullneti për të punuar fort dhe pa u dorëzuar, qëllimi final arrihet. Kompania T&S si përfaqësuese e kompanisë zvicerane IM Finance Group,u krijua natyrisht pas një analize të tregut të punës në Maqedoninë e Veriut, ku rezultoi se kemi rini të mrekullueshme, me kapacitete dhe vullnet të mirë për të punuar.Edhe gjatë aktivitetit tonë në fakt ky konstatim fillestar jo vetëm është konfirmuar por edhe është përforcuar. Ne vërtet kemi kapacitete të mrekullueshëm pwr tw cilwt duhet tw investojmw. Në fillim hapëm zyrën në Shkup në muajin Janar të vitit 2019, për të vazhduar më pas edhe me tre zyra të tjera, dhe atë: një në qytetin e Resnjës si dhe dy zyra në qytetin e Tetovës.
Si e kujtoni ju Zoti Abdija fillimin e këtij rrugëtimi dhe a janë përmbushur sot parashikimet tuaja?
Eh në fakt dua të ndalem këtu. Fillimi jo vetëm që nuk ka qënë i lehtw por dua të theksoj se ishte mjaft i vështirë. Kompania jonë vërtet në esencë të aktivitetit ka punën me telefonata por ne nuk shesim asgjw nëpërmjet telefonit. Këtë e theksova pasi gjithmonë jemi ndeshur me komentin se është thjesht një kompani call center e me të tilla kompani vendi ynë ka shumë histori të hidhura për të cilat nuk dua të ndalem ti numëroj pasi të gjithë jam i sigurtë i njohin. Ne punojmë me transparancë dhe thjeshtë bëjmë ndërmjetësim. Ky imazh i keq për kompani të kësaj fushe që fatkeqësisht na ishte trashëguar nga paraardhësit ishte një sfidë më vete për ne. Ne kishim cdo ditë përball të reja dhe të rinj të talentuar por që stepeshin të merrnin guximin të aplikonin për punë apo të thonin “po do filloj punë” sepse ishin shfrytëzuar dhe mashtruar më herët.
E sot të lumtur dhe krenar themi se kemi arritur së pari të fitojmë besimin e punëtorëve tanë me korrektësinë, seriozitetin dhe respektin maksimal që kemi treguar ndaj tyre.

Cfarë ofron kompania T&S për punëtorët?
Ne jemi kujdesur të ofrojmë për punëtorët tanë, kushte pune që sot shumë rrallë gjen në tregun vendor të punës.Pagat janë të kënaqshme, mbi pagën mesatare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përveç kësaj ofrojmë dhe bonuse apo dhurata të shumta për punëtorët më të zellshëm që tregojnë rezultate më të larta në punë. Kjo për t’i motivuar sa më shumë.Ajo që mendoj se na karakterizon dhe njëkohësishtë na veçon nga kompanitë e tjera është theksi që vëmë mbi respektimin në mënyrë rigoroze të çdo të drejte që ka punëtorit, nisur nga orari i punës, pauzat gjatë ditës, pushimi javor, kontrollet shëndetësore si dhe çdo pikë tjetër! Duke i trajtuar si “partner” të biznesit dhe jo si “robotë pune” njëkohësisht duam edhe ti ndërgjegjësojmë se gjithmonë duhet të kërkojnë respektimin e të drejtave që ju takojnë. Punëtorët e kompanisë tonë natyrisht trajnohet nga ekspert të fushës qw ju ndihmojnw nw avancimin profesional.
Kush mund të aplikoi në kompaninë T&S?
Veli Abdija: Në projektin e ri në të cilin po punojmë, jemi në kërkim të njerëzve që njohin gjuhën gjermane. Është projekt mund të them I pari në nivel shteti që merret me anketim apo thënë ndryshe “Leads Makers”, një sferë kjo shumë e rëndësishme për të gjitha zyrat e kompanisë tonë në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, T&S është derë e hapur për secilin njeri punëtor që njeh juhën gjermane, që ka vullnet për punë. Ndërkohë, për dallim nga zyra e re që hapën në Tetovë, në zyrat e tjera ka punëtorë që flasin dhe gjuhë të tjera si: shqipe, italiane, spanjolle, turke, serbe etj.
Sa e vështirë është të qëndrosh në krye të kësaj kompanie me qindra të punësuar, me shumë sektorë pune si dhe me disa filiale?
Ka vështirësitë e veta sepse normalisht si drejtor general jam përgjegjës për ecurinë e kompanisë, për punëtorët, për çështjet administrative dhe për çdo gjë tjetër që ka të bëjë me kompaninë, por unë besoj shumë te bashkëpunimi dhe puna në grup. Fatmirësisht në të gjitha zyrat kemi përgjegjës mjaft korrekt, që e bejnë punën e tyre me përpikmëri dhe natyrisht mi lehtësojnë dhe mua obligimet e zakonshme që i kam. Këtu vlen të përmendi të gjitha stafin administrativ, përgjegjësit e sallave të punës, punëtorët e It-së, PR si dhe gjithësecilin që jep kontributin e tij maksimal në T&S dhe të cilët dua ti falenderoj.
Planet në të ardhshmen e afërt për kompaninë, cfarë synoni?
Ne si kompani nuk kemi pasur ngecje në procesin e punës as në periudhën më të vështirë të virusit korona, madje gjatë asaj periudhe kemi pasur edhe punësime të reja. Besueshmërinë e lartë që kanë treguar te ne qytetarët e grupmoshave të ndryshme duke aplikuar vazhdimisht, do tua shpërblejmë pa dyshim me investime. Plane kemi shumë, e ndër planet me të afërta dhe të konkretizuara tashmë, mbetet zgjerimi i kompanisë dhe më një filial të ri në një qytet ku deri më tani nuk kemi qenë atje. Po ia lë kohës dhe do të zbulohet gjithçka!
Si sipërmarrës cfarë mesazhi doni të përcillni te qytetarët, bizneset e tjera ose edhe institucionet shtetërore?
Ndoshta është bërë një thirrje klishe por unë edhe njëher dua të potencioj rëndësinë e investimit në vendin tonë. Kemi të gjithë kapacitetet e nevojshme dhe të tre këta aktorë që ju përmendët në pyetje duhet të jenë në koordinim për të patur investime të suksesshme. Bizneset duhet të kenë dëshirën e mirë në hartimin e planë bizneseve në këto zona, institucionet shtetërore të kujdesen të minimizojnë burokracitë ndërsa qytetarët të kenë besim se edhe me forcat e tyre mund të avancojnë dhe të sigurojnë një jetesë të mirë pa patur nevojë të largohen nga vendi.