Bekteshi jep lajm të madh për tetovarët. Fabrikë me 300 vende pune dhe investim 3.5 milionë euro

Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi ka dhënë një lajm të madh rreth një investimi të ri në zonën industriale në Tetovë informon TetovaSot.Bashkë me Bekteshin në vendin ku do të bëhet ky Investim i ri në zonën industriale në Tetovë, ishte edhe lideri i Bashkimit për Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
Me këtë rast kreu i Ekonomisë Bekteshi dha detaje të tjera rreth Fabrikës së re në vlerë 3.5 milion Euro për prodhimin e ulëseve për trena, e cila do të hapë mbi 300 vende të reja pune.
Bekteshi theksoi se Kompania gjermane Franc Kiel do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë.
Në këtë fabrikë do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune në rajonin e Pollogut.
Qeveria gjatë ditës së sotme dha dritë jeshile për nënshkrimin e qirasë afatgjatë të tokës ndërtimore me Kiel NMK për një periudhë prej 20 viteve.