Mijëra qytetarë protestuan në disa qytete në Gjermani kundër masave për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
‘Kërkesa të tepruara’ në një demokraci, por masa të domosdoshme dhe efektive’. Kështu iu përgjigj kancelarja Angela Merkel qytetarëve gjermanë.
Kancelarja shprehu mirëkuptim me protestuesit. Në mesazhin e saj, ajo u shpreh se të gjithë kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre në demonstrata paqësore.
Kufizimet në kontaktet shoqërore dhe aktivitetin kulturor janë, sipas Merkel, ‘kërkesa të tepruara’ ndaj një demokracie.
Ajo shtoi se edhe vetë kishte ‘vështirësi të mëdha’ në pranimin e kufizimeve. Por masat vijoi më tej, ‘janë efektive dhe mbeten të rëndësishme’.
‘Fakti që shumica dërrmuese e qytetarëve i mbështesin’ tregon, sipas saj ‘sa e fortë është ndjenja e interesit të përbashkët’. Protestat kundër masave shtrënguese u zhvilluan në disa qytete në Gjermani.