Greqia do të blejë nga Franca disa avionë ushtarakë.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek Mitsotakis gjatë një konference për shtyp, ndërsa ka thënë se avioni i parë ushtarak i tipit “Rafale” do të mbërrijë në Greqi në mes të vitit 2021.
“Ne jemi në një fazë të përparuar për të nënshkruar një marrëveshje të tillë me Francën,” tha ai, duke iu referuar klauzolës së ndihmës reciproke si pjesë e Nenit 42 të BE.
“Shpresoj se vendi nuk do të ketë kurrë nevojë për këtë klauzolë për ta aktivizuar“,përfundoi ai.
Kujtojmë se Greqia është në një “luftë të ftohtë” me Turqinë, pasi anija turke “Oruç Reis” u fut në ujrat grekë për të kërkuar për naftë dhe gaz natyror.