Trump: Shoh hapa pozitive në Lindjen e Afërt, madje edhe me Iranin dhe palestinezët

epaselect epa08662332 Senior Advisor to the President Jared Kushner (C) speaks in the Oval Office after US President Donald J. Trump's (L) announcement that Bahrain would normalize relations with Israel, in the Oval Office at the White House in Washington DC, USA, on 11 September 2020, as Brian Hook (R), former United States Special Representative for Iran looks on. EPA-EFE/Anna Moneymaker / POOL

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sheh hapa pozitive në Lindjen e Afërt, duke e përfshirë Iranin dhe palestinezët.

Në konferencën e djeshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe Bahreinit, Trampi përsëriti se shumë vende nga Lindja e Afërt duan të përfshihen në procesin e normalizimit të gjendjes në atë pjesë të botës, është kumtuar në ueb faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Shoh se po ndodhin disa hapa pozitive edhe në Iran. Mendoj se e tërë kjo është shumë mirë dhe pres të ndodhin edhe shumë punë më të rëndësishme. Kam përshtypje se edhe palestinezët do të bëjnë diçka shumë të mençur për veten. Të gjithë miqtë e tyre përfshihen dhe duan të jenë pjesë e atij procesi”, deklaroi Tramp para gazetarëve në Dhomën ovale.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreini është vendi i dytë nga Gjiri i cili vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Egjipti e përshëndeti vendimin, ndërsa marrëveshjen shpejtë e dënuan palestinezët dhe Irani.