Projeksione për pako të re të masave antikrizë, target më të varfrit dhe kthim në punë të atyre që u pushuan

Me masat antikrizë nga pakoja e katërt ekonomike e paralajmëruar për javën e ardhshme, sipas informacioneve të deritanishme, do të përfshihen shumë kategori të qytetarëve, do të ndihmohen më të varfrit me kartela pagesore, kompanitë për pagesën e pagave, por edhe do të nxitet pagesa e punës së çregjistruarave për shkak të pandemisë. Ndihmë pritet për sektorët të cilët janë direkt të lidhur me proceset arsimore dhe kujdesin e fëmijëve në moshën parashkollore, ndërsa paraprakisht nuk kanë marrë.

“Pakoja e katërt ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme dhe do t’u ofrohet të gjithë pjesëmarrësve që të shohin se për çfarë pako financiare bëhet fjalë, ndërsa vlera e ndihmës e cila do të ofrohet për qytetarët dhe ekonominë është e lidhur ngushtë me ribalancin e dytë të Buxhetit i cili planifikohet”, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Për të gjitha pakot e masave për mbrojtje nga virusi korona ishin paraparë 550 milionë euro, ndërsa deri më tani për qytetarët dhe bizneset janë derdhur rreth 240 milionë euro.

Nga huat për virusin korona deri më tani janë shpenzuar rreth 70 për qind të mjeteve që të përmirësohet likuiditeti i Buxhetit dhe mbeten tridhjetë për qind të cilat i kemi ende në dispozicion që do të jetë pikënisja për planifikimin e pakos së masave ekonomike.

“Në këtë moment bëjmë edhe përllogaritje se sa janë nevojat deri në fund të vitit të anës së shpenzimeve të të gjitha institucioneve dhe varësisht nga vlerësimet e tyre do të mundemi që deri në fund të javës së ardhshme të sjellim përfundime në Këshillin Ekonomik në Qeveri se sa do të jetë e gjithë pakoja, por gjithsesi do të jetë pako e madhe ekonomike. Do të varet nga ribalanci dhe varësisht se si janë vlerësimet, procedurat rreth ribalancit do të fillojnë menjëherë që me kohë ta kalojnë filtrin në shtëpinë ligjvënëse”, tha Bytyqi.

Me pakon e katërt të masave do të përfshihen më të varfrit , siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, me siguri me kartela pagesore që të përforcohet fuqia konsumatore e qytetarëve, por edhe e kompanive për të dhënë paga.

“Ata janë targeti më i rëndësishëm ndaj të cilit do të dimensionohemi, ndërsa do të ketë masa stimuluese për kthimin e punonjësve të pushuar nga puna”, paralajmëroi Zaev në një intervistë për TVM-në, duke theksuar se shteti ka para të rezervuara për masat e reja, pa me këtë rast të vonohen pensionet, pagat, ndihma sociale, tranferet ndaj Fondit për shëndetësi.

Nëse kovid kriza do të zgjatë thotë se do të sillen edhe vendime të tjera dhe se do të ketë edhe hua të tjera.

Ministria e Ekonomisë, siç tha Bekteshi, maksimalisht do t’i ndihmojë kompanitë dhe tani më po bëhen vlerësime kur të përgatitet ribalansi i Buxhetit me çka do të sigurohen mjete për pakon e katërt të masave antikrizë. Javën e ardhshme pritet të dorëzohet propozim nga Ministria e Financave për ribalansin e Buxhetit, ndërsa qëllimi është sistemimi i mjeteve për mbështetje financiare në ekonomi dhe realizim të pakos së katërt antikrizë të masave ekonomike i cili tani më po përgatitet.

“Kjo në mënyrë shtesë na jep hapësirë së bashku të krijojmë plus masa, të targetuara për turizëm ose sektorë tjerë më të prekur”, theksoi ministri.

Hotelierët kërkojnë që përmes dialogut bashkërisht të sjellin vendime për mënyrën në të cilën do të funksionojnë që të zbatohen dhe të ulen humbjet të cilat do të shkaktojnë që pjesa më e madhe e objekteve hotelierike të mos e mbijetojnë dimrin, ndërsa do të jetë i pashmangshëm edhe racionalizimi i të punësuarve.

“Po bëhen përpjekje që të mbahet çdo i punësuar, por duhet të kuptohet se përfitimi ekonomik i numrit të të punësuarve dhe mënyra me të cilën punohet nuk është e njëjtë si në të kaluarën. Ne nuk i quajmë largim nga puna, por racionalizim të shpenzimeve të cilat janë të pashmangshme”, potencoi kryetari i Odës së Pavarur Hotelierike, Zllatko Josifovski.

Sipas Konfederatës të Sindikatave të Lira kërkojnë edhe gjashtë muaj shtesë moratorium për kreditë për të gjithë të punëtorët të cilët nuk kanë mundësi të fillojnë me shlyerjen e kësteve të kredive.

“Dëshirojmë të potencojmë se krahas uljes së të ardhurave të punëtorëve, disa kanë humbur vendin e punës, disave tashmë u kanoset largimi nga puna, disa janë me fëmijë të cilët janë pjesë e procesit edukativo-arsimor, të njëjtit duhet të gjinden zgjidhje teknike përkatëse (kompjuterë, laptopë, lidhje të qëndrueshme të internetit dhe të tjera) që të sigurojnë ndjekje pa pengesë të mësimit i cili nga 1 tetori zyrtarisht do të fillojë me fillimin e vitit shkollor, ndërsa mësimi do të ndiqet përmes internetit. është koha që shteti të tregojë solidaritet në vepër”, thekson KSL-ja në kumtesën e sotme.

Rekomandimi i Institutit për hetim ekonomik Fajnans think është që të bëhet llogari për sfidat të cilat do të thonë përballje me kovid krizën edhe në ribalansin e ardhshëm të Buxhetit që të alokohen mjete pikërisht në ato pika dhe sektorë ku është e nevojshme që të investohen mjete shtesë, si dhe të identifikohen pjesë të cilat mund të ndikojnë në zhvillim dhe të kenë pjesë më të madhe ndaj BPV-së.

Nga java e ardhshme pritet realizim i linjës kreditore pa interes përmes Bankës zhvillimore në vlerë prej 31 milionë euro, të financuar nga Bashkimi Evropian, e cila është pjesë e pakos së tretë të masave, i cili ishte 355 milionë euro.

Në prioritetet e ekipit të ri ekonomik të Qeverisë, siç është paralajmëruar dje do të jenë: ruajtja e çdo vendi të punës, krijim i ekonomisë zhvillimore dhe të qëndrueshme e cila sjell parashikueshmëri, ulje të varfërisë nën 16 për qind dhe numër njëshifror të papunësisë dhe rritje ekonomike prej katër përqind.