
Sot në stadiumin e qytetit në Strugë u zhvillua takimi i xhiros së pestë në kampionatin vendor në RMV, ku Struga me rezultat 2-0 mposhti Sileksin.
Golat u shënuan nga Nijas Lena në minutën e 77 dhe Filip Milenkovski në minutën e 90.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot Shkëndija me rezultat të pastër 0-3 mposhti Bellasicen.
Përballjet tjera do të zhvillohen nesër (e diel).
Ndeshjen e radhës Struga do t’a luaj në Shkup ku do të përballet me KF Rabotnickin.