Opozitarja VMRO-DPMNE-ja sot realizoi protestën e dytë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Me bllokadë njëorësh në kryqëzimin dhe rrugët e hyrjes përpara Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRE), VMRO-DPMNE përsëri i kërkoi qeverisë të pranojë kërkesat e tyre – kthimin në çmimin e vjetër të energjisë elektrike dhe dorëheqjen e anëtarëve të KRE-së.
Nënkryetari i partisë, Vlado Misajllovski, tha se ata u përpoqën, por nuk mund t’i paraqesin kërkesat KRE-së sepse ata u mirëpritën me dyer të mbyllura.
VMRO-DPMNE, tha ai, mbetet në rrugë. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe shoqatave që të bashkohen me ta.
Nën motorin “Energji elektrike e shtrenjtë, popull i varfëruar”, VMRO-DPMNE-ja organizoi marsh protestues përpara Ministrisë së Drejtësisë deri tek KRRE-ja.