Filipçe: Të sëmurët kronikë deri më 23 shtator duhet të marrin vërtetim nga specialisti

Ministri i Shëndetësisë. Venko Filipçe sot u takua me përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve të cilët i dhanë propozimet e tyre për zbatimin e vendimit të Qeverisë sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive, të sëmurët kronikë të kthehen në punë, ndërsa me këtë rast të mos bëhen keqpërdorime në sistem.

“Bëhet fjalë për kategori të zgjeruar dje ideja është që ta reduktojmë në nënkategori me qëllim që të mos keqpërdoret sistemi dhe të jetë korrekt për të gjithë, gjegjësisht ata të cilët duhet të jenë në shtëpi dhe të cilët me të vërtetë janë në rrezik të qëndrojnë në shtëpi. Problem real është ai që ishim dëshmitarë të keqpërdorimeve”, theksoi Filipçe në takim.

Të sëmurët kronikë kanë afat deri më 23 shtator të vizitojnë specialist dhe të marrin vërtetim me të cilin për shkak të diagnozës dhe situatës së tyre nuk do të mund të kthehen në punë. Që të mund ta realizojnë këtë, do të lëshohen termine shtesë në Termini Im dhe e-ambulancë. Nëse deri më 23 shtator këta pacientë nuk arrijnë t’i sigurojnë vërtetimet, do të lihet hapësirë për prolongim.

“Ideja ishte që të përgatitet sistemi, të bëhen ndryshime në rregullore, t’u lejohet pacientëve të mund të bëjnë kontroll në pajtim me strategjinë e re, për të cilën duhet me të vërtetë të rrihet në shtëpi, për shkak të ndërlikueshmërisë së sëmundjes së caktuar kronike, ose për shkak të asaj që në një moment ka keqësim të gjendjes. Megjithatë këtë a konfirmon mjeku specialist e jo në pajtim me diagnozës paraprakisht të vendosur për sëmundje kronike. Pacienti mund të marrë vërtetim përkatës nga specialisti dhe në këtë mënyrë të lirohet nga puna”, sqaroi Filipçe.

Sipas tij, nuk ka hapësirë për panik sepse masa është dimenzionale që t’i mbrojë pacientët e ndryshëm.

“Më lejoni qartë të tregoj që të pastrohen dilemat dhe natyrisht të shuhet paniku, sepse nuk ka hapësirë për panik, e as për pakënaqësi. Kjo masë është dimensionuar, ashtu që ta mbrojë shëndetin e kësaj kategorie kritike të qytetarëve”, tha Filipçe.

Së pari, sqaroi ai, me ndryshimin e rregullores për pushim mjekësor në Fondin për sigurim shëndetësor do të lejohet që mjeku specialist të japë vërtetim edhe për mungesë nga puna në kohë të pacaktuar ose për një kohë të caktuar, shumë më gjatë, sesa që deri më tani është lejuar, pa me këtë rast të ketë kontrolle, dërgim në komisione, analiza shtesë.