Ende pa i’a filluar mirë punës, udhëheqësit e rinjë të Ministrisë së Kulturës filluan me spastrime, informon Zhurnal.
Faton Fazliu, ish shefi i kabinetit të ministrit të kaluar të kulturës, Hysni Ismaili, sot ka publikuar një dokument dhe një njoftim, ku thuhet se ministrja e re dje ka larguar nga puna gjithsej 15 punonjës, të cilët kontratë pune kishin deri në fundvit. Ata ishin angazhuar me kontratë në vepër, dhe secili ka kryer detyra të ndryshme. Mirëpo, me sapo të ardhur ministrja e re Irena Stefoska, Ministria e Kulturës tani ka 15 punonjës më pak.
Fazliu dyshon se arsyeja e largimit nga puna dhe prishja e kontratave është vetëm se ata janë shqiptarë dhe nuk u takojnë partive në pushtet.
Nga Alternativa porosisin se shkelja e ligjit nuk është model i punës në Ministrinë e Kulturës, por nëse është e kundërta, atëherë vaj halli për vendin tonë dhe të punësuarit aty.
Nga Alternativa njoftojnë se para 4 viteve kur ata e morën në duar Ministrinë e Kulturës, nuk kanë vepruar në të njejtën mënyrë por madje u kanë shpërndarë dhe vendime disa të punësuarve.
Në vijim keni dokumentin e prishjes së kontratës për një të punësuare, dhe e njejta e nënshkruar nga zv.ministri Vlladimir Llazovski.