
Vazhdon të thellohet përplasja mes Greqisë dhe Turqisë pas konfliktit për gazin në Mesdheun Lindor.
Mediat e huaja raportojnë se forcat e armatosura turke filluan të transportojnë tanke në kufirin me Greqinë.
Dy autokolona kamionësh të ngarkuara me rreth 40 tanke u larguan nga kufiri sirian sot pasdite.
Tanket ishin vendosur në kufirin sirian, tani ato u ngarkuan me kamionë dhe u nisën për në Edirne.
Karvani pritet të transportohet nga porti Iskenderun në Edirne me tren.