Shqipëria fiton 0-2 kundër Bjellorusisë në Minsk, në krye të grupit C

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me rezultatin 0-2 ndeshjen përballë Bjellorusisë në Minsk, duke u vene ne krye te grupit C se bashku me Kazakistanin.

Kuqezinjtë kanë dhuruar një lojë mjaft dinamike duke u ndarë me 2 gola nga kjo ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Është Bare ai që ka shfrytëzuar një moment në minutën e 78-të, duke sjellë golin që e çoi shumë pranë fitores këtë ndeshje.

Ka qenë Cikalleshi, ai që ka shënuar në minutën e 20-të të ndeshjes, duke i dhënë kështu avantazh skuadrës shqiptare.

Me 7 Shtator Shqiperia do te luaje në Tiranë perballe Lituanise.