Bashkëpunim më intensiv në mbrojtje, punët e brendshme dhe ekonomi, paralajmëruan Xhaferi dhe Toman

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e tij e pranoi ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Toman.

Në takim, siç ka informuar Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Çekisë për integrimet euroatlantike dhe evropiane. Ai po ashtu e informoi ambasadorin Toman për angazhimin e pritur të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për mbështetjen e popullatës dhe përgatitjen e strategjisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si tre prioritete kryesore të veprimit.

Ambasadori Toman nga ana tjetër, e ka përgëzuar Xhaferin për zgjedhjet parlamentare të zbatuara me sukses, për formimin e institucioneve dhe për rizgjedhjen e tij në funksionin e Kryetarit të dhomës ligjvënëse. Ai theksoi se edhe në të ardhme Grupi i Vishegradit do të jetë ndër mbështetësit më të zëshëm të aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fitimin e anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Ai paralajmëroi bashkëpunim më intensiv në fushën e mbrojtjes, punëve të brendshme si edhe ekonomisë.

Xhaferi dhe Toman siç theksohet në kumtesë, kanë vlerësuar se dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunimin me frytshëm si edhe deri tani.